(2L ONLINE) – Në fshatin Bresalc të Gjilanit, është arrestuar një qytetar i cili ia kishte drejtuar armën një qytetari tjetër që kishte shkuar për t’ia dërguar ftesën për t’u paraqitur n gjykatë.
Autoritetet policore bënë të ditur se derisa viktima, ka shkuar tek i dyshuari, për t’ia dhënë një ftese për t’u paraqitur në gjykatë, i dyshuari i është përgjigjur viktimës duke ja drejtuar një armë.
Viktima ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe më pastaj njësitet policore kanë arritur që ta arrestojnë te dyshuarin i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Arma e përdorur në rast është konfiskuar. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/