(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Kamenicë ka pranuar një informat përmes telefonit nga viktima shqiptar shtetas i Kosovës , se gjatë kohës sa ka qenë në fushën e futbollit, të shkollës fillore në fshatin Krilevë të Kamenicës, i dyshuari, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës , ka nxjerrë një revole nga një çantë dhe e ka drejtuar ne drejtim te viktimës.
Sipas autoriteteve policore, i dyshuari me pas ka ulur revolen pa e shkrepur dhe është larguar me veturën Golf 5 ngjyre e kuqe në drejtim të Prishtinës. Policia e Kosovës ka arritur që veturën e dyshuar ta ndal në fshatin Keqekoll të komunës së Prishtinës në tentim për të ikur.
Në veturë ndodheshin 5 persona të cilët janë arrestuar fillimisht dhe të njëjtit janë sjellë ne stacionin policor në Kamenicë. Gjate kontrollit të veturës dhe të dyshuarve nuk është gjetur arma, është gjetur vetëm një shufër metalike e cila është konfiskuar.
Me urdhër te prokurorit rasti i referohet prokurorisë në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/foto ilustrim/