(2LONLINE) – Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan, njësiti patrullues sektoriale ka ndaluar veturën e tipit WW Pasat Caravan me targa 01, të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollimit të veturës është hasur një sasi e produkteve të ndryshme për Stomatologji pa kurrfarë dokumentacioni përcjellës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet kundër krimeve ekonomike në Gjilan ju ka përgjigjur thirrjes, duke dal në vendin e ngjarjes, e kanë shoqëruar personin së bashku me veturën dhe mallin për në stacion policor Gjilan, ku pala është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
“Është njoftuar AKPM në Prishtinë të cilët i kanë sekuestruar përkohësisht produktet stomatologjike. Po ashtu është njoftuar edhe ATK Gjilan, të cilët palës i kanë shqiptuar një gjobë mandatore prej 1000 € (për mosmbajtjen e librave dhe regjistrimet sipas ligjit në fuqi )”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, me rastin gjatë gjithë kohës , ka qenë i njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet në prokurori. /2L ONLINE/