/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshaitn Lubishtë të Vitisë, raportohet se i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar për arsye të panjohura ka sulmuar me mjet të mprehtë (brisk) viktimën mashkull, po ashtu i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është intervistuar në prezencë të punëtorit social. Rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/