Autoritetet policore kanë bërë me dije se ankuesi ka lajmëruar në polici se një i dyshuar, i maskuar, ka hyrë në marketin ku punonte dhe nën kërcënimin e armës ia ka grabitur rreth 100 euro, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit të policisë, rasti po hetohet.
GRABITJE
Rr. Pajazit Ahmeti 17.12.2021 – 08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në një market, aty ka hyrë një dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me një revole i ka grabitur rreth 100 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime. /2LONLINE/