DYLON

Studentët e UKZ-së pjesë e shkëmbimit rinorë në Stamboll

Studentët e UKZ-së pjesë e shkëmbimit rinorë në Stamboll
Avatar photo Redaksia

Disa studentë të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e asistenti Berat Dërmaku, kanë qëndruar në një vizitë në Stamboll të Turqisë, si pjesë e shkëmbimi rinor.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit Ambasadorët e rinj të edukimit joformal, i cili inplementohet nga Qendra Kosovare për Diplomaci, si organizatë partnere e një konzorciumi prej nëntë organizatave të tjera.

EkoHigjiena

Në aktivitetin e shkëmbimit rinor përpos të rinjve nga Kosova, morën pjesë edhe rinj nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia Veriore, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia.

Ky aktivitet i cili u mbajt nga data 4. Dhjetor 2021 deri më 12.12.2021, ka shërbyer për shkëmbim të përvojave të studentëve pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Ballkanit, përmes edukimit joformal.

Koordinator i këtij projekti është organizata LDA Mostar nga Bosnja dhe Hercegovina, përderisa partner për Kosovë është Qendra Kosovare për Diplomaci. Projekti është i mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadër të programi Erasmus+. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.