Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se një person ka kërkuar ndihmë në Emergjencën e Ambulantes në Viti, si pasojë e lëndimeve trupore, të shkaktuara nga një i dyshuar, që sipas policisë ndodhet në arrati.
Nënkolonel Azizi thotë se viktima pas trajtimit në Viti është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, e pastaj për QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ne lidhje me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të kërkohet i dyshuari pasi që deri më tani nuk është kapur pasi është arratisur.
Rasti është nën hetime.