Autoritetet policore, në raportin e tyre ditor, kanë bërë me dije për një rast të armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Boljevc të Novobërdës, policia ka sekuestruar një revole.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Boljevc, Novobërdë 02.02.2021 – 07:20. Me urdhër të Gjyqtarit, është bastisur shtëpia e të dyshuarës, femër kosovare, me pretekst se të atë lokacion kishte armë.
Gjatë kontrollit është gjetur një revole me 1 fishek, të cilat janë konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE.com/