DYLON

Policia shqipton 538 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 401 gjoba trafiku

Policia shqipton 538 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 401 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Për çdo 24 orë, nga Policia e Kosovës, raportohet për gjobat që shqiptohen për qytetarë që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19. Janë 538 të tilla që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 401 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 14 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/