Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të klasifikuar si “Armëmbajtje pa leje”, që është regjistruar në fshatin Gërmovë, të Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në Stacionin Policor të Vitisë është raportuar një rast kanosje (mosmarrëveshje familjare) që ka ndodhur në fshatin Gërmovë, Komuna Viti.
“Gjatë intervistimit i dyshuari pranuar se posedon një armë pushkë të llojit M-48 , prodhim rus, pa plumba. Arma është konfiskuar dhe me urdhër të Prokurorit i dyshuari lirohet ndërsa rasti i referohet gjykatës në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani.