/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka njoftuar për një rast të klasifikuar si “Gjueti e kundërligjshme”, që është regjistruar në fshatin Bllatë të Kamenicës.
“Policia e Kosovës përmes rrugëve operative është informuar se një person është parë me pushkë gjuetie në fshatin Bllatë, Komuna Kamenicë. Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion, ku ka hasur në personin e dyshuar, shqiptar Shtetas të Kosovës, dhe pas kontrollit në veturën e tij “Xhip Mercedes” me targa 06, i është gjetur një pushkë gjuetie e markës ,,Sarsilmaz’’, prodhim Turk, kalibër 12mm , si dhe pesë (5) copë fishekë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i njëjti posedonte vërtetimin se ka aplikuar për leje të armës (arma ishte e legalizuar). Me vendim të prokurorit të shtetit, arma është konfiskuar gjersa rasti procedohet në procedurë të rregullt në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustruese