Me 31 korrik 2018, rreth 14:10, në Viti, njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, konform urdhëresës të Gjykatës Themelore Departamenti për Krime të Rënda në Gjilan, ka realizuar kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse tek i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Gjatë bastisjes në garazhin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketa me nga 50 steka cigare të llojit “Pallmall”, në vlerë rreth 10.000€.
Cigaret ishin pa banderola dhe nuk ju dihet prejardhja.
Lidhur me rastin është njoftuar policia kufitare e cila do të mirët me procedimin e rastit.