(2L ONLINE) – Policisë e Kosovës, njësiti i Trafikut Rajonal- Gjilan, ka ndaluar veturën Mercedes 250 D me tabela të Nishit R. E Sebisë, të cilën ishte duke e drejtuar vozitësi serb shtetas i Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të veturës në fjalë, është hasur një sasi e konsiderueshme e barnave me banderola të Republikës së Serbisë, me ç’rast është njoftuar njësiti kundër Krimeve ekonomike-Gjilan të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Tërë sasia e barnave të dyshuara të cilat janë identifikuar në listën mbi konfiskimin e gjësendeve janë konfiskuar nga Policia.
I dyshuari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën “Tregti e ndaluar”.
Me tërë rrjedhën e rastit është njoftuar prokuroria e PTH –Gjilan dhe me vendimin e tyre ndaj të dyshuarit iniciohet procedurë penale në procedurë të rregullt ./2L ONLINE/