Enver Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherësh këshilltar politik i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë të ditur se ka takuar sot ministrin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z. Shyqiri Bytyqi, i cili ishte shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe në përkrahjen e proceseve në interes të të gjithë qytetarëve tanë.
“Kërkesa ime ishte, që Shkolla e Mesme në Zhegër të Gjilanit, të ndërtohet e re, gjithashtu edhe ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore “Agim Ramadani””, ka bërë të ditur Hajrullahu.
Ai ka thënë se e ka falënderuar ministrin Bytyqi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe shpreson se kërkesat e tij do të gjejnë mirëkuptim, pasi, siç ka thënë Hajrullahu, ministri Bytyqi premtoi që do të bëjë përpjekje që kjo kërkesë të realizohet dhe që Zhegra të bëhet me shkollën e Mesme të re dhe me sallë sportive në shkollën “Agim Ramadani”.