Këngë kushtuar qytetit të Gjilanit, e cila ngjall emocion për vendlindjen kënduar nga Burimi Emini-Burim Gjilani.
Këngët për qytetin e Gjilanit nuk mungojnë, madje nuk kanë munguar asnjëherë.
Qyteti i Gjilanit pritet të pasurohet edhe me një tjetër këngë, shkruan Radio Star.
Këngëtari Burim Emini i ka kushtuar një këngë qytetit të tij të lindjes, derisa i ka përshkruar bukuritë e shumta që ka qyteti.
Kënga është bërë nga Virusi, teksa tekstin e ka shkruar Izet Rraci, ndërsa video klipi pritet të incizohet së shpejti, pasi që vetëm është lansuar audio incizimi i këngës.