Temperatura të ulta e kanë pushtuar Amerikën dhe i ftohtë i madh me stuhi po mbretëron në disa vende.
Në Chicago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.
Prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë.
Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëherëshme dhe avullim i tij.
Duke patur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish. Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast.
Në disa vende të SHBA-ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.