Një qytetar nga fshati Drobesh, Komuna e Vitisë, ka lajmëruar në polici se stallën e tij, të cilën e kishte afër shtëpisë, e kishte kapluar zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se nëë vendin e ngjarjes ka dalë patrulla e policisë së Kosovës.
“Njësitet e zjarrfikëseve të cilët po ashtu kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë arritur për ta lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit stalla ka qenë e zbrazur por vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti procedohet në njësitin e hetimeve”, ka thënë Hashani.