Përdorimi strategjik i lajmeve të rreme (fake news)

Përdorimi strategjik i lajmeve të rreme (fake news)

Në epokën e mediave dixhitale dhe rrjeteve sociale, lajmi i rremë nuk është më një fenomen i ri, por ka pësuar një radikalizim. Si karakteristikë e këtij fenomeni vlenë këtu të përmenden katër aspekte: skandalizimi dhe shkaktimi i indinjatës në opinion publik, instrumentalizimi i algoritmeve të shpërndarjes, recipimi i dinamikave të pritshme dhe mungesa e funksioneve të gatekeepers nëpër redaksi.

Shkruan: Zejnullah Jakupi

Autorët K. Sachs-Hombach dhe B. Zywietz kanë hulumtuar në librin e tyre botuar në vitin 2018 me titull; Fake News, Hashtags & bots sociale, aktivizmi dhe hulumtimi propagandistik se si ndikojnë fake news Hashtags dhe botët social në fushata zgjedhore në SHBA (2016) dhe zgjedhjet e Bundestagut në Gjermani gjatë vitit 2017. Në një kapitull të veçantë të këtij libri autorët; Claudia Eva Schmid, Lennart Stock und Svenja Walter kanë trajtuar gjithashtu terminologjinë e fake news duke shtjelluar edhe hulumtimet e reja lidhur me përdorimin strategjik të lajmeve të rreme në fushata zgjedhore në mediet sociale dhe ato tradicionale.

Donald Trump

Fillimin e lajmit të rremë autorët e shënojnë nga korriku i vitit 2016 – siç ishte rasti me kandidatin presidencial për zgjedhjet e SHBA-ve. Mesazhi vijues u shpërnda në mënyrë virale në internet, në gjithë botën: “Papa Francis miraton Donald Trump për President“. Ky prononcim ishte i çuditshëm sepse, Papa, kurrë, nuk bën deklarata partiake politike. Në fakt, ky mesazh ishte i rremë – dhe me të vërtetë ishte më i suksesshëm në të gjithë fushatën zgjedhore të SHBA-ve. Kishte rreth 960,000 ndërveprime, pëlqime, aksione ose komente, të cilat pasuan në rrjetet sociale.

Mesazhe të rreme si këto nuk janë një fenomen i ri, thekësojnë autorët në fjalë. Në kohën e fushatave zgjedhore moderne, spin-mjekët dhe konsulentët e marrëdhënieve publike vazhdojnë të krijojnë raporte të rreme për të ndikuar në opinionin publik.

Fake news dhe koncepti i mashtrimit

Shprehja, “lajm i rremë” sipas autorëve i referohet një shprehje të re të raporteve të rreme. Autorët e fake news-it përdorin përfitimet e rrjeteve sociale, të tilla janë algoritmet e reklamave, për të përhapur lajmin e rremë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndër to janë flluskat e filtrit që rezultojnë në përshpejtimin e shpërndrajes dhe dhe jehona e tyre më pas ndihmon frikën, nixtë frustrim për protesta.

Autorët i referohen për këtë edhe ngjarjeve aktuale në Gjermani. Lajmet e rreme përbëjnë një shqetësim në rritje sidomos në prag të zgjedhjeve në Bundestag (2017) për të cilat kishte indikacione se do të ndikoheshin nga fake news. Zyrtari Federal i Kthimit Dieter Sarreither kishte paralajmëruar se qytetarët dhe mediat duhet të jenë veçanërisht aktivë në këtë fushatë zgjedhore dhe të ndjeshëm ndaj mesazheve mbase se ka përpjekje për të manipuluar me lajme.

Se deri në çfarë mase janë vërë lajme të rreme në shërbim të një beteje propagandistike të qëllimshme, sipas autorëve është studiuar pak deri tani. Studimet e para si ato të Hunt Allcott dhe Matthew Gentzkow (2017) sugjerojnë që efekti i fake news nuk duhet të mbivlerësohet. Nga kjo del se vetëm një pjesë e vogël e recipientëve të intervistuar ishin në gjendje ta thirrin në kujtesë lajmin e rremë që e kishin pranuar më parë.

Pra edhe nëse e kanë pranuar si lajm të (rremë), në ndërdijen e tyre ata nuk ishin në gjendje më vonë ta kujtojnë atë. Mesazhet si lajme të shpikuara ose thashetheme kishin ndodhur gjatë Vitit të Ri 2015/2016 në Këln të gjermanisë. Ngjarje të tilla treguan se (lajmet) e rreme çojnë në një shtrembërim të perceptimit dhe mund të paraqesin kërcënim për demokracinë. Autorët në fjalë potencojnë se mekanizmat e rrjeteve sociale si algoritmet, mundësojnë shpërndarjen masive të lajmeve të rreme, por jo vetëm të tyre.

Nocioni i fake news

Termi ‘fake news’ si i tillë është mjaft kompleks në përkthimin e tij nga gjuha angleze dhe mezi ankorohet në studimet mediatike në Gjermani. Fjala anglisht Fake tregon se kemi të bëjmë me një rrenë, krahasur me një të vërtet. Autorët i referohen Gerd Antos i cili e përshkruan termin Fake si diçka si të vërtetë mashtruese të inskenuar. Në debatin e tanishëm në Gjermani me fake news nënkuptohen karakteristika të ndryshme të titulluara, si gënjeshtra dhe propaganda, por edhe shpesh ato emërohen edhe si ekzagjerime ose parodi.

Përdorimi i fake news në të kaluarën

Autorët në fjalë vejnë në pah se termi fake news nuk është fenomen i paraqitur vetëm koheve të fundit, siç ishte ai me rastin e Donald Trump. Sipas gjuhëtarit Anatol Stefanovich fake news hyri në përdorim qysh me ardhjen e shtypit dhe më vonë të medieve masive. Ai është përdorur që nga fillimi për të përhapur raporte të rreme dhe propagandë.

Këto “mesazhe tatare” thuhet se kanë qenë rreth e rrotull që nga shekulli i 19-të. Me këtë rast sipas Anatol Stefanovich termi i tillë ishte përmendur së pari në Regjistrin Historik Amerikan në vitin 1894. Bëhet fjalë për një diskutim mbi rolin dhe cilësinë e gazetave lokale në SHBA.

Në një raport gazete shkruhej për gjoja arratisjen e Napoleon Bonapartës… Në fakt, ky ishte lajmi i rremë që në atë kohë sipas Stefanovich-it përdorej si false news. Se ky ishte një lajm i rremë e tregon edhe fakti se Napoleoni në atë kohë ishte në kulmin e suksesit të tij. Një lajm i tillë i sajuar (falsifikuar) do kishte rrjedhur ose do ishte sajuar vetëm si një pohim me të cilin do të shërbeheshin kundërshtarët e tij politik.

Lajm i rremë dhe satira

Që nga vitet 1990, termi “lajm i rremë” është “prodhuar” edhe si lajm satirik në emisione si “The Daily Show” ose tek “Raporti i Colbert”. Më vonë edhe faqet e internetit satirike të lajmeve u bënë të ngjashme si ai “Postillon” në Gjermani. Ka patur gjithashtu edhe disa studime të cilat janë marrur me ndikimin e këtyre lajmeve të satirës në pritshmërinë e shikuesve të televizionit amerikan dhe komunikimin politik në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi i rremë dhe reklama

Lajm i rremë në rrjetet sociale gjithashtu ka shërbyer dhe shërben edhe për qëllime reklamimi. Për këtë ka pasur një ndryshim në kuptimin e termit të rreme të lajmeve në rrjetet sociale. Pra strategjia e reklamës nënkupton se lajme të rreme duhet të përdoren për të fituar një klikim dhe shpërndarje massive dhe për të ndikuar (shpierë) tek një fitim komercial. Të tilla klikime njihen nga përdoruesit përmes të ashtuquajturit Clickbait të cilat janë prezente në faqet e internetit dhe shoqërohen me reklama. Në një mënyrë termi i tillë është një formë e keqinformimit që përdoret për të ngatërruar përdoruesit e tjerë të internetit, siç është shpallja e njoftimeve të vdekjes. Russell Frank gjithashtu “pranks-at” e tilla i quan si lajme të rreme me shprehjen “folklori dixhital”. Mesazhet e tilla njihen zakonisht në gjermanisht si “Hoax”

Lajmet e rreme dhe konflikti në Ukrainë dhe fushata zgjedhore

Përhapja e lajmeve të rreme u përdorën edhe me fillimin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës lindore kur njoftimet e rreme në rrejetet sociale u përhapën me një qëllim propagandistik. Fake news janë futur në funksion edhe si mjet për shembull në fushatën zgjedhore të SHBA-së, por edhe në vendet tjera. Lajmet e rreme përdoren edhe sot e gjithë ditën me qëllim për të dëmtuar një kundërshtar (politik). Mbase “fake news” janë lajme të rreme, pra ato bartin”[…] mesazhin e rremë apo mashtrues me qëllim të manipulimit të opinionit publik, sidomos në internet rreth rrjeteve sociale “.

Për fund rasti i Kosovës…

Po si është gjendja e ngjashme në opinionin publik Kosovar, për këtë na duhet një studim i mirëfilltë. Lajme të rrejshme dhe të inskenuara ndodhin përçdo ditë. Ato inskenohen për të demonstruar kundërshtimin ndaj një qeverisje të caktuar, ndërhyrjen politike nga jashtë – vendet mike (Skandali Pal Lekaj), për ti diskredituar kundërshtarët politik (ka aq shumë sa do duhej një trajtim i vecantë).

Në shumë raste ato përdoren për të prishur imazhin e një personalitetit, prominenti, ose individëve natyror dhe juridik, një qyteti apo regjioni.

Autori është magjistër i Shkencave të Komunikimit Masiv

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE