Kapet pejani, dyshohet për disa vjedhje në Viti

Kapet pejani, dyshohet për disa vjedhje në Viti

Javë më parë, kishte ndodhur një vjedhje në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë. Autoritetet policore thonë se nuk qëndruan duarkryq, por njësia e hetuesisë pran stacionit policore të Vitisë, pas një pune intensive ka arritur të identifikojë një të dyshuar, që në fakt lidhet edhe me dyshimin për disa vjedhje të tjera në territorin e Komunës së Vitisë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se personi i dyshuar është shqiptar, shtetas i Kosovës, i lindur me 1968 në Pejë.

“I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit i njëjti ndalet ne mbajtje. Ndaj të njëjtit ushtrohet kallëzim penal për vjedhje”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

/fotoilustrim/

KOMENTE