/2L ONLINE/ – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit S. V.. Me datë 13.09.2016 në automjetin e të pandehurit në fjalë, janë gjetur 16 paketime të mbështjella me foli plastike substancë narkotike të llojit marihuanë – me peshë 16 kilogramë e 615 gramë, të dedikuara për t’i transportuar në Beograd.
Me këtë veprim të të pandehurit, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/
Lexo edhe: Gjilan: Kapet me 16 kg e 615 gram marihuanë