(2L ONLINE) – Nuk e dimë se këta të kësaj pjese të shërbimeve komunale a i kanë shti turshijat për dimër por që drutë i kanë sigurua e pamë me sytë e tanë ne dhe të gjithë ata që kalonin andej pari sot ditë e shtune.
Hapësira njëkohësisht edhe trotuar/udhë kaluese ishte pothuaj e bllokuar nga grumbulli i madh i druve të cilat ishin shkarkuar aty dhe behej prerja e tyre me motosharre nga ata që ishin ‘tenderuar’ për atë punë!
Tani ndoshta do i dukej e tepërt dikujt pyetja se:a nuk kishte mundësi e gjithë kjo punë të kryhej atje ku edhe është kryer gjithmonë. Prapa ndërtesës!…
Epo, këtu te ne, njerëzia do futeshin brenda në markete me kerret e tyre kur shkojnë me ble harxh,nëse do kishin mundësi!Të mbushet mendja, kur i sheh se si tentojnë të shkurtojnë distancën nga destinimi sikur këtu me këto drutë mes qyteti, mes trotuari mes udhe…vetëm se të mos thyhet mentaliteti i agallëkut anadollak.
“Puna duhet krye por mundësisht në kokerr të shpinës”
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/