”Investimet nuk kanë të ndalur në fshatrat e Komunës së Gjilanit. Në fshatin Shillovë, kanë nisur punimet për ndërtimin e parkut – Xhepat e gjelbër”, ka thënë i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen aty.
Kryetari i Gjilanit, tha se po punohet me intensitet të lartë në parkun e fshatit Shillovë.
“Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë dhe po e përmbushim atë”, tha kryetari Hyseni.
Kreu i Gjilanit, tregoi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit shtator. /2LONLINE/