(2LONLINE) – “Atmosfera festive e fundvitit, gjithnjë i gjen njerëzit të bashkuar, duke kujtuar kryesisht të mirat e vitit që po e lënë pas, e më pak momentet e hidhura, por gjithmonë duke shpresuar që viti që do të vije ti sjellë atyre më shumë në kuptimin e mirë të fjalës. Por, për të rinjtë e Gjilanit ky vit që po e lëmë pas nuk dhuroi diçka për ta kujtuar, por la gjurmë të thellë nga ajo që u kërkua e që nuk u realizua asnjëherë.”, ka thënë Labinot Hyseni, kryetar i Aleancës së të Rinjve në Gjilan.
Ai shtoi se nuk do t’i drejtohet askujt në veçanti, por duke i lutur të gjithë ata që kanë kompetencat për të sjellë ndryshimet që të rinjtë në Gjilan i kërkojnë, ka bërë thirrje që të punohet në këtë drejtim në mënyrë që duke filluar nga ky vit i ri e tutje, këto ndryshime të jenë evidente, që të kemi edhe ne fatin ti shënojmë ditët e rëndësishme të rinisë në kalendar, që edhe ne ti gëzohemi projekteve dhe aktiviteteve dhe t’ia rrisim dinamikën një qyteti, që ka fjetur mjaft.
Ai thotë se tani o kurrë, është koha që pavarësisht përcaktimit politik, pavarësisht animeve, si rini të bashkohen dhe të luftojnë për të ardhmen. Të bashkoheni në punë për arritjen e synimeve, për përmbushjen e kërkesave dhe për realizimin e të gjitha atyre projekteve që si të rinj i takojnë ti realizojnë..
“Duke qenë kryetar i Aleancës së të Rinjve në Gjilan dhe duke pasur fatin që pas vetes të kem një grup jashtëzakonisht të mirë të të rinjve, të cilët me plot kuptimin e fjalës gëzojnë unitet dhe harmoni në mes vete, kemi bërë vazhdimisht përpjekje që ti evidentojmë nevojat e të rinjve në Gjilan dhe të bashkëpunojmë me çdo të ri, organizatë joqeveritare apo grup tjetër, pa asnjë prapavijë, thjeshtë vetëm për të mirën tonë. Si Aleancë e të Rinjve në Gjilan, kemi realizuar disa projekte dhe kemi qenë gjithmonë krahë i fuqishëm i Degës së AAK-së në Gjilan. Këtë e kemi arritur vetëm falë punës së përbashkët, falë dhënies së idesë nga njëri dhe përkrahjes nga të tjerët, falë diskutimeve dhe debatimeve lidhur me çështje të caktuara, falë lirisë në të shprehur dhe dëshirës së madhe për të sjellë ndryshimin. Lutem, që ashtu siç ndodhë në fundvit, të ndodhë konstant, duke nisur nga janari”, ka thënë Hyseni.
Ai tha se duan ta sjellin këtë frymë, si rezultat të parë të ndryshimeve që mund ti sjellin gjatë gjithë vitit në të ardhmen. Të qëndrojnë të bashkuar, ta nisin vitin mbarë duke përqafuar dhe uruar edhe ata që nuk i përkasin subjektit të tyre politik, ti përqafojnë dhe urojnë edhe ata që dikur ishin kundër një ideje të tyre…sepse pavarësisht gjithçkaje, të gjithë i përkasim rinisë, asaj që pritet të jetë krenaria dhe fryma e këtij qyteti. “Prandaj, ta nisim vitin mbarë, duke zgjatur duart dhe duke dëgjuar atë çfarë kemi për të thënë, që pas pak të tjerët të dëgjojnë atë që ne do ta themi së bashku…”, thotë Labinot Hyseni, kryetar i Aleancës së të Rinjve në Gjilan. /2lonline/