“Nxënësit e shkollës “Nazmi Hoxha” tani do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën në lëndët matematikë, fizikë, kimi dhe biologji në laboratorin shkencor të përuruar sot, i cili arrin vlerën prej 49 mijë eurosh”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.
Sipas tij, kjo është shkolla e 4-të e cila tani posedon laboratorin shkencor.
Kryetari Hyseni ka bërë me dije se së shpejti edhe 3 shkolla do të pajisen me laboratorë shkencorë: Gjimnazi i shkencave natyrore “Xhavit Ahmeti”, SHFMU “Abaz Ajeti” dhe SHFMU “Skënderbeu”, Përlepnicë”.
“Po e përmbushim zotimin tonë për pajisjen e të gjitha shkollave me laboratorë dhe kabinete të punës, me qëllim që nxënësit dhe mësimdhënësit ta kenë një mjedis bashkëkohor të mësim-nxënies dhe mësim-dhënies”, ka bërë me dije i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/