“Skifteri ishte sinonimi më i mirë i luftës për liri dhe çlirimit të tokave shqiptare”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i komunës së Gjilanit.
Skifer Arifi ra heroikisht në Sllupçan, pasi që kishte luftuar në Kosovë, Preshevë dhe në Tetovë.
“Trimat si ai nuk do të vdesin kurrë, sepse emrat e tyre janë skalitur në lapidarin e lirisë! Lavdi e përjetshme veprës heroike të Skifter Arifit”, ka thënë në përkujtimin e tij për dëshmorin, kreu i komunës Alban Hyseni. /2LONLINE/