Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hysnei ka bërë me dije se rreth 480 mijë euro subvencionime shtesë do të ketë për sektorin e bujqësisë në komunën e Gjilanit
“479,705.27€ është vlera e memorandumit të bashkëfinancimit për përkrahje financiare në fushën e bujqësisë me serra, lopë dhe panele solare, të cilin e nënshkruam sot bashkë me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman”, ka thënë kryetari Hyseni.
Sipas tij, 22 serra nga 500m2, 30 panele diellore për fermerët, 120 lopë qumështore, do të shpërndahen për fermerët përfitues.
“Ashtu siç jemi zotuar, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/