“Kërkesa e lënë në sirtare tash e 7 vite, u realizua sot me hapjen e qendrës “Down Syndrome Kosova” edhe në qytetin e Gjilanit, duke krijuar kështu kushte të favorshme për fëmijët me aftësi të veçanta”, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetar i komunës së fjilanit.
Sipas hysenit, kjo qendër do të ofrojë shërbime terapeutike sociale, këshillim e mbështetje për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilat do të ofrohen në qendër, por mundësohen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me UNICEF.
“Falënderues ndaj organizatave dhe partnerëve mbështetës të cilët po ndihmojnë këtë grup të fëmijëve nëpërmjet krijimit të kushteve cilësore dhe përmirësimit të infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e aktiviteteve të tyre”, ka shkruar Hyseni. /2LONLINE/