I pari i Komunës së Gjilanit, thotë se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP, e vërtetuan edhe njëherë angazhimin e tyre për qytetin e Gjilanit.
“Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, ne paraqitëm 109 premtime për zhvillimin e qytetit dhe deri më tani, 80% e tyre janë realizuar ose janë në realizim e sipër”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, më tej shtoi se deri në fund të këtij mandati, me të njëjtin përkushtim, zotohen se do të realizojnë 100% të premtimeve. /2LONLINE/