“Kënaqësi takimi me mikun e Republikës së Kosovës, eurodeputetin austriak Lukas Mandl dhe anëtarët e Parlamentit Federal të Austrisë, znj. Bettina Rausch dhe z. Andreas Minnich, bashkë me delegacionin e tyre”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai ka bërë me dije se para tyre ka prezantuar disa nga projektet e mëdha të cilat janë duke u realizuar në komunën e Gjilanit, me ç’rast diskutuan edhe rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim.
“Mirënjohës ndaj miqve tanë austriakë, veçanërisht ndaj Eurodeputetit Mandl, i cili së fundmi është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/