“Kënaqësi të isha pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit, Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai shtoi se para biznesve të diasporës prezantoi mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime.
“Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike. Synimi ynë është që të tërheqim bizneset e diasporës për investime në Gjilan”, ka thënë kryetari Hyseni.
“Shpresoj që këtë vit do të ketë investitorë nga diaspora”, tha Hyseni.
Ai tregoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i një fabrike nê Gjilan me një investim mbi 10 milionë euro dhe do të punësoj mbi 150 punëtorë.
Pos takimeve me afaristët, kryetari i Komunës ka pasur gjatë fundjavës edhe takime me bashkatdhetarët e komunës tonë qê jetojnë e veprojnë atje. /2LONLINE/