Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se ekipi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti dhe Florent Kurtalani, kanë udhëhequr një aktivitet me nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc.
Sipas tij, aktiviteti ishte në kuadër të pikës së parë të programit “Arti në shkolla” që parasheh orë të veçanta të artit të cilat sjellin artistët në klasa shkollore.
“Nxënësit u informuan rreth punës dhe shfaqjeve që realizohen në teatër, teknikat e lojës së aktorëve, rrëfimin, dramën, regjinë, skenarin, dhe gjëra të tjera që ndërlidhen specifikisht me fushën e teatrit”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/