DYLON

Pensionohet Basri Zejnullahu, shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit dhe ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”

Pensionohet Basri Zejnullahu, shef i Inspektoriatit për Punë në Rajonin e Gjilanit dhe ish-sekretar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”
Avatar photo Redaksia

Pas një pune e veprimtarie me dekada në Inspektoriatin e Punës dhe në arsim është pensionuar shefi i Inspektoriatit për Punë në rajonin e Gjilanit dhe ish-sekretari i Gjimnazit “Zenel Hajdini”,  Basri Zejnullahu.

Shefi i Inspektoriatit të Punës për rajonin e Gjilanit, Basri Zejnullahu u përcoll për në pensionim nga stafi i Inspektoratit të Punës, kurse edhe ish-kolegët nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” kujtojnë veprimtarinë e tij në këtë shkollë në ditët më të vështira për arsimin kosovar.

EkoHigjiena

Me rastin e pensionimit të zyrtarit Zejnullahi, është organizuar edhe një ceremoni përcjellëse në pension, nga ana e Inspektoriatit të Punës për Rajonin e Gjilanit.

Basri Zejnullahu u lind me 15.05.1958 në Gjilan. Shkollën fillore dhe atë të mesme ka kryer në qytetin e tij, kurse Fakultetin Juridik e kreu Prishtinë.

Zejnullahu më pas u punësua në kombinatin e tekstilit në “Integj” në Gjilan për një vit, kurse nga viti 1993 deri në vitin 2004, morri pozitën si sekretar i shkollës në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e nga viti 2004 deri 2023 edhe ku u pensionua morri pozitën e Inspektorit të Punës, duke punuar afër 13 viteve, aty ishte edhe si udhëheqës për koordinim Rajonal në kuadër të Inspektoratit të Punës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.