Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga Alban Hyseni, që njëherësh është edhe kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, dhe kandidatët për asamble Esra Sadiku, Diellza Lubishtani, Florentina Vokshi e Ganimet Sabedini, si dhe deputetin Luan Aliu, zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarë dhe struktura të lagjeve Reshat Ymeri I dhe II.
“Diskutuam për problemet e këtyre lagjeve dhe prezantuam alternativën tonë për zgjidhjen e tyre. Mbështetja e plotë dhe disponimi për ndryshim dominuan frymën e takimit”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/