“Raporti jonë i punës 2-vjeçare nuk është thjesht një përgjigje e të dhënave dhe shifrave, është transparencë e llogaridhënie ndaj qytetarëve. Një tregim i përpjekjeve tona të përbashkëta, triumfeve dhe rrugës që ne po trasojmë për një qytet e shtet zhvillimor”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në përmbyllje të këtij viti.
Kryetari Hyseni tha se Gjilani, nga mungesa e vëmendjes institucionale qendrore, është kthyer në kryeqendër për investime.
“Buxheti i Komunës sonë për 2024 do të jetë mbi 37 milionë euro, apo 12% më shumë se në 2023, ndërsa investimet kapitale nga buxheti shtetëror kalojnë shumën mbi 100 milionë euro. 2024 do të jetë viti i projekteve kapitale”, ka thënë i pari i Gjilanit.
Kryetari Hyseni ka thënë se është mirënjohjës ndaj secilit që ka luajtur një rol në këtë progres, qofshin përmes pjesëmarrjes aktive në nismat komunitare apo duke kontribuuar drejtpërdrejt në qeverisjen tonë. /2LONLINE/