Për të mirëpritur sa më mirë bashkatdhetarët, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, ka organizuar aktivitete të shumta gjatë muajve korrik dhe gusht.
Aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024” nisin mga 25 korriku dhe përmbyllen me 5 gusht.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se gjallëria i është kthyer qytetit tonë nga ardhja e mërgimtarëve.
“Me plotë aktivitete nga më të ndryshmet, festojmë së bashku”, tha Alban Hyseni.
Këto janë aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”:
25 korrik
Ekspozita “Ekzistenca” edicioni ll-të.
Artistët nga Mëgata.
Vendi: Galeria e Arteve, ora 19:30.
27 korrik
“Real Bikers”. Koncert i motoristëve
Ernesa Surdulli, Kreshnik Koshi nga grupi NA,
Abbey Road Band dhe Bashkim Kërçeli
Vendi: Tregu i gjelbërt, pjesa e parkingut, ora 19:00.
28 korrik
Koncert i organizuar nga komuna për mërgimtarët.
Naser Berisha, Rock Bendi TNT,
Nita Latifi & band dhe Albina Jakupi & band
Vendi: Tregu i gjelbërt, pjesa e parkingut, ora 21:00.
29 korrik
Festivali “N’Karadak krisin tupanat” defile dhe koncert.
Vendi: Tregu i gjelbërt, pjesa e parkingut, ora 19:30.
30 korrik
“Neja e Diasporës”. Organizuar nga platforma mediale nga Zvicra Alb Info.
Elita 5, Naser Berisha, Hekuran Bllaca,
Korab Shaqiri dhe Faton Isufi.
Vendi: Resort “Vali Ranch”, ora: 12:00-24:00
31 korrik
“Cirku Veror”. Aktivitete për fëmijë-Shfaqje komike nga akrobatët.
Vendi: Sheshi i qytetit dhe platoja para Teatrit, ora 19:00-21:00.
Shfaqja “E vërteta” nga Teatri i Gjilanit.
Vendi: Amfiteatri te Parku Banja, ora 21:00.
1 gusht
Kinema e Hapur-Filmi “There’s still tomorrow”.
Vendi: Kalaja e Pogragjës, ora 21:00.
2, 3 dhe 4 gusht
“Angros Festival-Edicioni 7”.
Angros Food, Angros Rock Vibes, Angros Electronic, Angros Traditional dhe Angros Kids.
Vendi dhe Ora: Pishina “Palma”- fshati Bresalc.
Fillon më 2 gusht ora 12:00 dhe përfundon më 4 gusht ora 17:00.
5 gusht
“Stand Up Comedy Night”.
Vendi: Amfiteatri te Parku Banja, ora 22:00.