DYLON

Motiv nga vendlindja – Edicioni i dytë i ekspozitës “Ekzistenca 2” në Gjilan

Motiv nga vendlindja – Edicioni i dytë i ekspozitës “Ekzistenca 2” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Motiv nga vendlindja – Ekspozita “Ekzistenca 2”
Ekspozitë grupore me artistë nga diaspora bashkë me artistë mbarëkombëtare
Galeria e Arteve, Gjilan
25 korrik 2024
Ora 19:30

Nga: Magbule Xhemaili  – Kuratore e ekspozitës

EkoHigjiena

Me vullnet dhe respekt e pranova të organizoj edicionin e dytë të ekspozitës “Ekzistenca 2” në Gjilan.

Dilema në lidhje me përfshirjen e artistëve rajonalë dhe nga diaspora, u zgjidh me ekspozimin e përbashkët si mundësi bashkëpunimi dhe rrjetëzimi në mes diasporës dhe artistëve mbarëkombëtarë.

Për nder të kontributit të vazhdueshëm të diasporës sonë, fillova ta ndërtoj konceptin kuratorial për këtë ekspozitë të përbashkët grupore me tematikë ”Motiv nga vendlindja”,  me artistë nga diaspora e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe artistë nga hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Me gjithë peripecitë dhe vështirësitë logjistike, dëshira dhe vullneti për të ekspozuar në vendlindje nuk na ndali që t’ia dalim në organizim. Kjo tregon edhe angazhimin e plotë timin dhe artistëve të respektuar që të ofrojmë artin kombëtar si ambasador i fuqishëm në kauzën tonë kombëtare.          

Qëllimi i kësaj ekspozite është të ndërtojmë një urë lidhëse bashkëpunimi mes artistëve nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.

Të gjithë artistët, përmes veprave të tyre, kanë sjellë nga një copë vendlindje në Gjilan. Punimet në këtë ekspozitë pasqyrojnë një shprehje të ndjenjave të thella për vendlindjen dhe lidhjen tonë të pandashme me të, duke u fokusuar në motivet e inspirimit nga e kaluara, kultura dhe peizazhet e bukura të trevave tona, portretet me veshje tradicionale, zakone nga tradita jonë kombëtare, dedikuar vendlindjes.

Në një kohë kur diaspora jonë ndihet veçanërisht e lidhur me origjinën dhe trashëgiminë e saj, kjo ekspozitë përfaqëson një rast të veçantë për të festuar dhe për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore dhe artistike.

Falenderoj të gjithë artistët pjesëmarrës të cilët iu përgjigjën ftesës sonë dhe i bënë nderë qytetit të Gjilanit duke pasuruar  programin veror për diasporën tonë të shtrenjtë.

ARTISTËT NGA DIASPORA E KOSOVËS, SHQIPËRISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT

Abdusamed DUSSI Sadriji – Zvicër / Gjilan

Ali Sinani – Zvicër / Gostivar

Arjeta Mala – Holandë / Pejë

Bardh – I rafet Jonuzi – T. Austri / Preshevë/ Sarajevo/ BiH

Bedrije Hamiti – Zvicër / Gjilan

Fatgzona Maliqi – Zvicër / Gjilan

Fatos Bylykbashi – Gjermani / Korçë

Fitore Alisdottir- Berisha / Islandë / Prishtinë

Gani Bytyçi – Zvicër / Ferizaj

Ilir STILI – Francë / Ferizaj

Jetmira Kraja – Itali / Shkodër

Nexhmedin Junuzi – Zvicër / Preshevë

R. C. Anaider – Gjenevë / Tiranë

Urim Berisha – Zvicër / Dardanë

Valerijana Krasniqi – Zvicër / Pejë

Vanesa Lika – Zvicër / Zhenevë

Visar Kryeziu- Zvicër / Gjilan

Zeqirja Rexhepi – Kanadë /Gjilan

Zhaklinë Bislimi – Zvicër / Gjilan

ARTISTËT NGA HAPËSIRAT MBARËKOMBËTARE

Agron Ujkashi – Ulqin

Bilal Nikezi – Ulqin

Edin Kapllani – Ulqin

Mersiha Resulbegoviç Mavriç – Ulqin

Vahida Nimanbegu – Ulqin

Adriana Puleshi – Tiranë

Agron Polovina – Berat

Arben Kristani – Durrës

Fatmir Juka – Shkodër

Ikbale Kalaja Bushati – Shkodër

Jona Dividi – Tiranë

Zaim Elezi – Tiranë

Afërdita Kiki – Shkup

Akime Nasufi Rexhepi – Kumanovë

Dali Alili – Kumanovë

Avni Islami – Ferizaj

Bedri Haziraj – Drenas

Bujar Jakupi – Gjilan

Demush R. Avdimetaj – Prishtinë

Jalldëze Mustafa – Gjilan

Lindita Mehmeti – Gjilan

Magbule Xhemaili – Gjilan

Shqipe Kamberi – Prishtinë

Tafil Peci Boletini – Mitrovicë

Zymer Mulliqi – Pejë