Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vazhduar takimet me kategori të ndryshme, të cilat po i falënderon për mbështetjen që mori në zgjedhjet e 17 tetorit, ku, siç dihet, ai doli i pari me votë dhe garën e balotazhit e pret nga ai pozicion.
Faleminderit pensionistë për kontributin në fitoren e 17 tetorit”.
“Në shenjë falenderimi, takuam disa nga pensionistet e komunës tonë, të cilat kontribuuan në fitoren e raundit të parë të zgjedhjeve. Të mobilizuara si asnjëherë më parë, për një pleqëri të dinjitetshme dhe për të ardhmen e të rinjve, ato janë të gatshme për fitoren përfundimtare më 14 nëntor”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/