Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bër ëme dije se ka mirëpritur sot në vizitë ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
“E njoftova ministrin për punën dhe angazhimin tonë, për projektet e përbashkëta dhe ato në proces. Diskutim i veçantë për stadiumin e qytetit dhe procedurën që po zhvillohet”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai ka bërë me dije se kanë vizituar bashkë, fshatin Demiraj, ku po finalizohen detajet e fundit në parkun e fshatit me teren sportiv dhe hapësira rekreative.
“Falënderues për përkrahjen e qeverisë së Kosovës e veçanërisht të MKRS”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/