DYLON

Zëvendëskomandanti i FSK-së, priti përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar

Zëvendëskomandanti i FSK-së, priti përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Mbretëria e Bashkuar të akredituar në NATO. Z, Robert Oorthuysen – Dunne, dhe Kai Bilimoria këshilltarin z.Ben Lucy, Atasheun Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Kolonel Edward Johan Green dhe Nënkolonel Steve Forrest.

Gjeneral Cikaqi ka falënderuar për vizitën e tyre në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën e lartë për ndihmën që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës e në veçanti për FSK-në, që në vazhdimësi ka mbështetur FSK-në trajnime, shkollime, edukim, misione të përbashkëta, dhe së fundmi operacionin Interflex.

EkoHigjiena

Gjatë takimit është shprehur gatishmëria e mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, në fusha të ndryshme të zhvillimit dhe avancimit që do të kontribuojnë në sigurinë e vendit dhe paqes ku do që kërkohet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.