Kryetari i Komunês sê Gjilanit, Alban Hyseni, bashkê me nënkryetarin e komunês, Kadir Hyseini, pritên ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, me të cilin kanë vizituar disa projekte në realizim.
“Ministri Fikrim Damka, ka vizituar sot komunën tonë. Bashkë kemi inspektuar punimet në projektin KultQendra, që është financim i përbashkët mes Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, tha kryetari, Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit e ka njoftuar ministrin për ritmin e mirë të punëve si dhe për rëndësinë e këtij projekti.
Më tej kryetari Hyseni shtoi se janë dakorduar që ky të jetë vetëm një nga projektet e përbashkëta për të ardhmen.
“Me këtë projekt po krijohet sallë alternative për teatrin, Kinemaja e Qytetit dhe hapësira për Galerinë e Qytetit”, tha kryetari i Komunês, Alban Hyseni. /2LONLINE/