Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon t’i vizitojë bizneset e Gjilanit. Siç dihet, Hyseni në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, doli i pari me votë, por se do të jetë në garë në balotazh që do të mbahet me 14 nëntor, kundrejt Lutfi Hazirit të LDK-së, për t’u ditur definitivisht kush do të udhëheqë në mandatin e ri me Gjilanin.
“Gjatë vizitës së bizneseve të vogla, i dëgjuam hallet e problemet me të cilat përballen ata dhe shpalosëm pjesë nga programi qeverisës që ofron përmirësim të kushteve për këtë sektor”, ka thënë Hyseni, për t’u shprehur i bindur se alternativa që po e ofrojnë për qeverisje me Gjilanin po e gjen mbështetjen në të gjitha takimet që po i realizon. /2LONLINE.com/