“Digjitalizimi i shërbimeve komunale po vjen së shpejti , në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Artan Dërmaku”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellë me Universitetin e Gjilanit, po sjell realizimin e projekteve tona, duke fuqizuar e njëkohësisht përkrahur financiarisht studentët elitë të këtij fakulteti.
“Zotimet tona po përmbushen”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/