DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu

Ministri Maqedonci priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu
Avatar photo Redaksia

Në takimin mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadorit të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u diskutua rreth shumë çështjeve të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e me theks të veçantë bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy shteteve.

Implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, shkollimi i kuadrove të reja të ushtarakëve, ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se “si dy shtete që përqafojmë të njejtat vlera demokratike me synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes nesh”.

Nga ana e tij, ambasadori De Riu theksoi se Italia mbetet e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.