“Po vazhdojnë diskutimet në mes të zyrtarëve të komunës me qytetarët e disa lokaliteteve. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të japin propozimet për projektet që ata duan të realizohen në lokalitetet e tyre, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje”, thonë drejtuesit e Komunës.
“Buxhetimi me pjesëmarrje, si forma më direkte e demokracisë po vazhdon edhe këtë vit”, tha Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit
Ai shtoi se bashkë me USAID-in, vitin e kaluar e kanë filluar projektin e Kontratës Sociale.
“Këtë vit kemi edhe më shumë buxhet por edhe shtrirje e përfshirje më të madhe”, tha kryetari Hyseni.
I pari i komunës, tregon se dëgjimet publike tashmë kanë filluar.
Me datën 06 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në ShFMU “Mulla Idriz Gjilani” ftohen qytetarët këtij lokaliteti për të diskutuar, propozuar e në faza të më vonshme edhe për të votuar projektet për Velekincën
“Demokraci direkte e qeverisje gjithpërfshirëse”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/