“Me kolegë e bashkëpunëtorë, përuruam tri dhoma burimore në shkollat “Selami Hallaçi” dhe “Musa Zajmi” në Gjilan dhe “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë, për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, ka bërë me dije, përmes një postimi në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Postimi i plotë:
+3 dhoma burimore për fëmijët në shkollat e Gjilanit!
Me kolegë e bashkëpunëtorë, përuruam 3 dhoma burimore në shkollat “Selami Hallaçi” dhe “Musa Zajmi” në Gjilan dhe “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë, për zhvillimin dhe stimulimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Falenderues ndaj organizatës People in Need dhe grupit punues të projektit “Përforcimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” – ALVED, i cili mbështeti këtë projekt!
Jemi të ndryshëm, por të barabartë!