DYLON

Ministri Murati priti në takim Shefen Ekzekutive të MCC znj. Albright

Ministri Murati priti në takim Shefen Ekzekutive të MCC znj. Albright
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright.

Përgjatë takimit, Ministri Murati falënderoi drejtoreshën Albright për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane në fushën e energjisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim. Drejtoresha Albright, në anën e saj, u shpreh se një investim i tillë në Kosovë po bëhet në kohën e duhur, duke konsideruar zhvillimet e fundit me krizën globale energjetike.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri theksoi se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili është i një rëndësie tejet të veçantë për qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në vend, veçanërisht në diversifikimin e burimeve energjetike.

Znj. Albright shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes, dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë, siç edhe parashihet me programin Kompakt.

Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap vlerën prej 236.7 milionë dollarë amerikan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.