DYLON

FFK: Kosova U17 shkëlqen kundër Moldavisë 

FFK: Kosova U17 shkëlqen kundër Moldavisë 
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun kualifikues për Evropianin 2023 që po mbahet në Shqipëri, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Dardanet e reja të drejtuara nga Sanije Krasniqi, në ndeshjen e parë të grupit 2 në Ligën B, e kanë mposhtur Moldavinë, me rezultat bindës 9:0.

EkoHigjiena

Në ndeshjen e zhvilluar në Rogozhinë spikati Alba Shabani, e cila realizoi katër gola (2’, 17’, 22’, 78’).

Me dy gola kontribuojë Shenarta Bela (28’, 53’), derisa nga një gol e realizuan Rita Feka (15’), Elona Paci (70’) dhe Aurora Mulliqi (74’).

Ndeshjen e radhës vajzat dardane e luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, të premten, derisa në fund përballen me Shqipërinë, të hënën e ardhshme, njofton faqja zyrtare e FFK-së./2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.