Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj pësoi lëndim në ndeshjen Torino – Napoli, që shkaktoi shqetësime të mëdha për ndonjë lëndim serioz.
Por, siç raportojnë mediat nga Italia, futbollisti i kombëtares shqiptare është në gjendje të mirë.
Ai nuk është në gjendje të rëndë apo shqetësuese, dhe se në orët në vijim do t’i nështrohet kontrolleve të zakonshme mjekësore.
Duhet të theksohet se futbollisti kundërshtar e ndihmoi Hysajn duke ia bërë rënien më të lehtë, që ka mundur të jetë lëndim shumë më serioz për 25-vjeçarin.