Trajneri i boksierit nga Lugina e Preshevës, Shefat Isufit, ka dorëzuar meçin të zhvilluar të shtunën në Mynih të Gjermanisë, respektivisht titullin, kundër polakut Dariusz Sek.
Me këtë fitore, boksieri nga Polonia, Dariusz Sek, morri titullin e kampionit në kategorinë WBC gjysmë të rëndë të Euroazisë.
Meçi u ndërpre në raundin e tetë kur boksierit shqiptar, nga goditjet e marra, i shpërtheu gjaku në hundë. Me këtë rast trajneri hodhi peshqirin në dyshemen e ringut, raporton Titulli.com.
Vlen theksuar se deri në momentin e fundit, boksieri nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit tregoi klasin, mirëpo raundet e fundit nuk shkuan në favorin e tij.
Ndonëse ky dyluftim përfundoi me humbje, përkrahja e bashkëvendasve nga Lugina e Preshevës për Shefatin nuk mungon, të cilët vazhdojnë ta përkrahin angazhimin e tij në këtë sport.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=15084