Autoritetet policore kanë bërë me dije për një “vdekje aksidentale”.
“Policia e Kosovës në Kamenicës është informuar se me datën 27.11.2021 rreth ores 11:31 në afërsi të fshatin Terstenë është rrokullisur një traktor dhe një person i moshës 27 vjeç si pasojë e rrokullisjes së traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se sipas mjekut kujdestar në ambulanten e Rogoqicës ka arritur pa shenje jete”, ka bërë me dije zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
Sipas tij, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar “Vdekje aksidentale”. Prokurori ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të zhvillojë hetimet rreth këtij rasti të rëndë. /2LONLINE.com/